Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të lejojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova, tha drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

Petkoviç theksoi se një udhëzues do të postohet në të gjitha pikat kufitare dhe administrative.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet vetëm për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë…”, thuhet në teksti udhëzues.

Vendimi do të zbatohet nga 1 janari.

Petkoviç shtoi se në këtë mënyrë ata “mbrojtën të drejtat e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi dhe mundësuan lirinë e lëvizjes”.

“Ne nuk i kemi kaluar vijat e kuqe në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit kombëtar”, tha ai.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re