Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanoviq u ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të INTERPOL-it, Jergen Stock dhe presidentit Kim Jong Yang duke u kërkuar të mos e konsiderojnë kërkesën për anëtarësim nga Kosova.

 

Në këtë kërkesë ministri serb, thekson se nuk ka ndryshuar asgjë nga mbledhja në Dubai më 2018 ku kërkesa e Kosovës nuk mori votat e mjaftueshme për anëtarësim.

 

“I vetmi ndryshim nga ajo periudhë është se një numër më i madh i shteteve kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Kushtet për pranim si anëtar në INTERPOL  janë të rregulluara me Kushtetutën e INTERPOL-it dhe Rezolutën e anëtarëve të rinj, andaj anëtarësimi është i hapur vetëm për shtete. Rikthimi në rend të ditës i kësaj kërkese do ta politizonte punën e organizatës profesionale të policisë dhe do të ishte në kundërshtim të Kushtetutës së INTERPOL-it”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re