Serbia reagoi pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Duke folur për mediat, kryenegociatori serb Petar Petkovic tha se Kurti po bën gjithçka për të mbuluar konkluzionet e Brukselit.
Sipas Petkoviç, kryediplomati i BE, Josep Borell e ka thënë qartë se fajtore e vetme e bisedimeve të pasuksesshme është Prishtina që ka dështuar të zbatojë marrëveshjen për më shumë se 10 vjet.
Ndërsa, në një deklaratë për mediat në herët Vuçiç kërkoi më shumë presion ndaj Kosovës.
ALEKSANDËR VUCIC
PRESIDENT I SERBISË
“Shqiptarëve u lejohet gjithçka. Sado që pretendojnë të jenë të ashpër ndaj tyre, nuk janë dhe në të vërtetë i mbështesin. Asosiacioni duhet bërë sepse është nënshkruar që 1 vjet më parë dhe ne insistojmë pavarësisht se Kurti nuk do ta pranojë. Ata do të dalin patjetër me diçka që ne e kemi fajin.”
I pyetur për ankesat e diplomatëve të huaj ndaj deklaratave të tij të ashpra, Vuçiç u përgjigj me mospërfillje.
“Si mund të më fajësojnë mua? Nuk e kam bombarduar unë Amerikën, ata kanë bombarduar vendin tim”
Takimi i fundit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel rezultoi i pasuksesshëm. Palët akuzojnë njëra tjetrën, ndërsa Bashkimi Evropian tha se do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren.