Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që Partia Socialiste duhet të tërhiqet nga një prej pikave të rezolutës së saj për veriun e Kosovës, ku shprehet se “Serbia duhet të kryejë hetime” për sulmin në Banjskë më 24 shtator.

Bardhi u shpreh se “besoj duhet të ketë qenë një lapsus”, duke shtuar se PD dhe PS do të duhet të mbështesin qëndrimin e Kosovës për një hetim ndërkombëtar.

“Ne dhe PS do të mbështesim qëndrimin e Kosovës, do të duhet të ketë një hetim ndërkombëtar. Nuk mundet që rezoluta e Kuvendi të Shqipërisë, të pasqyrojë nën të, besoj duhet të ketë qenë një lapsus edhe një qëndrim nga i cili grupi parlamentar i PS duhet të tërhiqet që ne të pasqyrojmë qëndrimin e Serbisë në rezolutën tonë.

Ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe qëndrimi i saj ka qenë që të ketë një hetim ndërkombëtar mbi rolin dhe përgjegjësinë e Serbisë, që ne e mbështesim 100%”, tha Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re