Gjatë ditës së sotme u raportua se Serbia kishte ndaluar fushatën e ç’njoghjeve për Kosovën dhe lidhur me këtë ka reaguar ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai ka mohuar se Serbia do të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë, duke u cituar në burime nga Brukseli, ka shkruar të enjten se Serbia ka pranuar të ndalë këtë fushatë, me synim për të krijuar atmosferë më të mirë për rifillimin e dialogut me Kosovën.

Por Daçiç ka deklaruar se kjo është një “gënjeshtër e madhe”. “Serbia nuk ka ndalur fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe as që do të ndalojë, nëse të gjithë të tjerët nuk ndalen me fushatën për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënë Daçiç për Tanjug.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re