Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë të ditur se, qeveria e Beogradit do të ulë akcizat mbi produktet e naftës me 40%, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve në karburante.

Sipas tij, Serbia ynon të garantojë furnizimin dhe që çmimet të jenë nën kontroll.

Ne jemi duke hequr dorë pothuajse tërësisht nga të ardhurat tona, në mënyrë që ta zvogëlojmë ndikimin në buxhetin shtetëror, për aq kohë sa kemi rezerva të mëdha”, ka deklaruar Vuçiç pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

 

Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro nga akciza mbi naftën.

 

Një javë më parë Serbia ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës me 20% e cila, sipas Vuçiçit, i kushton shtetit rreth 35 milionë euro në muaj.

 

Përpara vendimit, taksat shtetërore përbënin më shumë se gjysmën e çmimit të një litri benzinë apo diesel që konsumatorët e kanë paguar nëpër pompa.

 

Vuçiç i ka përshkruar masat si “të dhimbshme për shtetin”, por që qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme.

 

 

Konflikti në Lindje të Mesme ka shkaktuar probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit me produkte të naftës dhe gazit, si dhe i ka rritur çmimet.

 

Teksa konflikti vazhdon, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.

 

Rreth 20% e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike të Iranit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re