Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat për situatën në Veri, u shpreh se kërkon rrugën e komunikimit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për shkak të arsyeve strategjike të vendit.

Edi Rama: “Karshillëku është shprehje e përgjegjësisë. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot as unë, as Albin Kurti dhe as të gjitha ata që do donin të ishte dikush tjetër. Serbinë nuk e paketojmë dot ta nisnim në një kontinent tjetër, as vetë nuk mbledhim dot bagazhet e të ikim, Serbia, duam s’duam është aty.

Shqipëria nuk ka arsye tjetër, përveç arsyeve strategjike për të vazhduar të kërkojë në rrugën e marrëdhënieve të komunikimit e dialogu, paqes përfundimtare në rajon, Kush në Kosovë mendon “çka bëj unë…”, do e kuptoj nesër që Shqipëria është kështu më e vlefshme në krah të Kosovës, jo duke bërë komentatorin në FB, por duke u bërë një shtet më i fortë siç jemi sot.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re