Sot nis edhe Seria A dhe tashmë futbolli i vërtetë europian ka nisur të luhet por ashtu, si në Angli edhe në Itali merkato mbyllet me nisjen e sezonit të ri kështu që dje merkato në Itali ka mbyllur perdet. Seria A po kërkon rikthimin dhe janë shpenzuar mbi 1 miliardë euro vetëm në Angli është shpenzuar më tepër dhe skuadrat italiane kërkojnë të rimarrin skenën europiane.

Juventusi mban primatin ku sigurisht shpenzimi më i madh është ai i Kristiano Ronaldos. Ndërsa Kanselo, Bonuçi dhe Emre Xhan plotësojnë blerjet bardhezi. Por edhe dy flamuj janë larguar nga kjo skuadër, si: Bufon dhe Markizio.

Por këtë vit aktiv në merkato ka qënë edhe Inter që kërkon të jetë ajo skuadra antiJuventus në këtë sezon. Emra si: De Vraj, Asamoah, Vërsajlko, Naiongolan, Keita apo Lautaro Martinez e forcojnë së tepërmi skuadrën e Spaleti dhe tashmë biçikleta e tij duhet të lëviz.

Por në Milano ka ndodhur gjithçka këtë verë edhe në krahun kuqezi të qytetit këtë verë me largimin e pronarëve kinez kalimi i pronësisë së klubi tek Fondi Eliot. President i rid he rikthimi i legjendave si Maldini e Leonardo në drejtimin e klubit është një shenjë e rëndësishme. Por jo vetëm pasi bashkëngjitur tre afrimeve me parametra zero, si: Reina, Striniç dhe Halilovç skuadrës iu bashkuan edhe Higuain, Kaldara, Bakajoko, Laksalt dhe Kastijeho. Nuk duket një merkato e keqe nëse mendon se pak më parë skuadra rrezikonte të mos ishte në Europë për shkak të dënimit nga UEFA dhe kishte një barrier nga qeveria europiane e futbollit.

Ndërsa Napoli që luftoj deri në fund sezonin e shkuar me Juventus është fokusuar te ruajtja e grupit dhe afrimin e një trajneri ekspert si Karlo Ançeloti.

Ndërsa Roma largimet e Naingolan dhe Alison i ka mbuluar me afrimet e Olsen, Pastore, Klajvert, Kristante, N’Zonzi etj.

Në skuadrat e tjera shihen më pak lëvizje ku bie në sy rikthimi në Itali i Simone Zaza tek Torino në ditën e fundit të merkatos./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re