Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

17 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjesSot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.

Në total numri i rasteve aktive është 673.
Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re