Teksa gjatë muajit dhjetor nisi të shpërndahet bonusi për rreth 700 mijë pensionistë, qeveria ka një tjetër lajm të mirë për shtresat në nevojë. Ministri I financave dhe ekonomisë gjatë fjalës së tij  në kongresin e PS,  njoftoi se do të shpërndahet një tjetër bonus brenda këtij muaji. Duke mos dhënë detaje konkrete, mesohet përfitues do të jenë famijet me ndihmë ekonomike dhe invalidët. Mbetet për tu saktësuar nëse do të jenë edhe ndonjë kategroi pensinistët.

 

“Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetje, për shtresat vunerabël brenda këtiij viti, ashtu sic jemi edhe angazhuar në një disktuim të thelluar, me parnterët, si Banka Botërore dhe FMN për një refromë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tëresi, pasi e kmi detyrim që në këtë moment të mirë ta përkthejmë në mbështjetje për këto shtresa”, tha ministri i Ekonomisë Ervin Mete.

 

Gjatë këtj viti pati një mbështjetje në muajin janar për pensionisit, më pas u indeksuan pensinet me normen e rritur të inflacionit dhe tashmë po shpërndahet dhe bonusi I fundit në masën 5 mijë lekë. Fakt është që në këtë fund viti qeveria ka një sufucit në arkën e shtetit edhe si pasojë e tkurrje së shpenzimeve për investime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re