Për sa i përket viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19, Franca vijon të regjistrojë bilance negative.

Në 24 orët e fundit, u raportuan për 544 viktima të tjera ku gjithsej numërohen 21,340 të vdekur.

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Shëndetësisë, Jerome Solomon, u shpreh se COVID-19 ka shkaktuar më shumë viktima se vala e të nxehtit në vitin 2003 e cila shkaktoi mbi 14 mijë.

Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve duket se ka pësuar rënie ku ditën e sotme u raportuan për 1,827 raste të reja. Në total në të gjithë vendin janë 159,877 të infektuar.

Edhe numri i të shëruarve vijon të rritet, ku rreth 40,657 kanë fituar betejën me COVID-19.

Gjithsej të shtruar në spitale janë 29,741 persona, ku 5,218 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re