Enigma është zgjidhur edhe për kaëtr vite do të jetë Armando Duka presidenti i FSHF-së. Sot në Hotel “Adriatik” në Durrës është zhvilluar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme ku në fokus ishte sigurisht zgjedhja e presidentit.

Asambleja nisi me fjalën e të tre kandidatëve që kishin hapësirën e fundit për të dhënë një mesazh nën prezencën e të 66 anëtarëve. Pas tyre fjalën e  mori zv.presidenti i UEFA-s Grigor Surkis.

Jam i befasuar nga mënyra se si e duan futbollin në këtë vend. Ky është një pasion unikal dhe vendi juaj ka prodhuar futbollistë të rëndësishëm si, Pano, Cana, Lala, Skela apo dhe të rinjtë e talentuar si Hysaj dhe Strakosha. Sa i përket garës së sotme, mund t’ju them se kemi informacion dhe dimë çfarë po ndodh. Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në këtë proçes“, foli zyrtari i lartë i futbollit europian.

Në orën 11:40 nisi dhe votimi në raundin e parë, i cili zgjati 30 minuta dhe asnjë kandidat nuk fitoj 2/3 e vota që i jepte postin. Por pas këtij raundi u eleminua Shpëtim Halo, i cili nuk mori asnjë votë. Ndërkohë 39 vota për Armand Dukën, 22 vota për Bashkim Fino dhe 4 prej tyre të pavlefshme.

Ndërsa në orën 12:40 nisi votimin për raundin e dytë ku mjaftonte të merrte 50% +1 votë. Edhe pse me një votë më pak se në raundin e parë, Duka ia del të fitoj zgjedhjet me 38 vota. Ndërsa Fino ia del të marrë 24 vota.

Në fund duartrokitje dhe dy kandidatët shtrëngojnë duart dhe tashmë mbetet për tu zgjedhur anëtarët e komitetit.

Në fundin e saj Duka ka shprehur falenderime dhe se puna do të vazhdoj edhe më e fortë për ngritjen e futbollit.

Ndërsa Fino edhe pse ka shtrënguar duart me Dukën ka shprehur se do e ndjek këtë proces edhe në aspektin gjyqësor deri në CAS. Ai tregon se vet diferenca i ka dhënë të drejtë se shoqatat dhe klubet fantazëm janë ato që i kanë dhënë fitoren Dukës.

Por duket se UEFA i ka njohur menjëherë këto zgjedhje pasi Surkis, i ka cilësuar të rregullta këto zgjedhje dhe ka sugjeruar se Fino me pozitën që ka mund ta ndihmoj futbollin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re