Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ka nisur një operacion anti-terrorist me qëllim të rivendosjes së rendit kushtetues në Karabak, raporton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se në muajt e fundit, forcat e armatosura armene në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit hapën sistematikisht zjarr mbi pozicionet e ushtrisë Azerbajxhane, vazhduan të vendosnin mina dhe të ndërtonin fortifikime dhe pozicione, gjë që çoi në një rritje të tensioneve.

Shtohet se forcat armene u zbuluan se kishin forcuar pozicionet e tyre me fuqi njerëzore, automjete të blinduara, pajisje artilerie dhe automjete të tjera, njësi të trajnuar për luftë të nivelit të lartë dhe njësi të krijuara si përforcime.

Më tej thuhet se forcat armene gjithashtu kanë rritur aktivitetet e inteligjencës kundër ushtrisë së Azerbajxhanit dhe kanë ndërmarrë veprime të tilla si rimbjellja e minave në zonat e çminuara.

Deklarata kujton se civilë dhe policë u vranë nga shpërthimi i minave të vendosura nga forcat armene në rrugën Ahmetbeyli-Fuzuli-Shusha në provincën Khojavend.

Një kërcënim për paqen rajonale

U theksua se prania e vazhdueshme e forcave të armatosura armene në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit bie ndesh me dispozitat e deklaratës trepalëshe të nënshkruar më 10 nëntor 2020 dhe se ajo paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Operacioni antiterror ka nisur me qëllim zbatimin e dispozitave të deklaratës trepalëshe, parandalimin e provokimeve më të gjera në zonën ekonomike të Karabakut, çarmatimin e njësive të forcave të armatosura armene dhe largimin e tyre nga territori ynë, neutralizimin e infrastrukturës së tyre ushtarake, dhe për të mundësuar kthimin e sigurt të civilëve në zonat e çliruara nga okupimi dhe rivendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Azerbajxhanit”, thuhet.

Në këtë kontekst, pozicionet e forcave të armatosura armene në vijën e frontit dhe në thellësi të frontit, si dhe mjetet luftarake dhe objektet ushtarake, çaktivizohen me armë me precizion të lartë.

“Objektet civile dhe infrastrukturore nuk janë objektiv, vetëm objektivat legjitime ushtarake janë shkatërruar”, shtohet në njoftim.

Në fund, theksohet se për masat e marra janë njoftuar Komanda e Forcave të Paqes Ruse dhe menaxhmenti i Qendrës së Përbashkët të Vëzhgimit Turko-Rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re