Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime për 5 ditët në vijim, kushtet atmosferike do të jenë të favorshme. Keshtu qe mund te nxitini te perfitoni serish nga moti i mire per te shfrytezuar serish bregdetin

Sherbimi Meteorologjik ben me dije se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

“Mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era do të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-18m/s”- parashikon SHMU

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re