Skip to content

Sërish mot i keq në vend! IGEO paralajmërim për qytetarët e dy qarqeve: Kujdes, priten…

Autoritetet po ashtu u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar

Në orët në vijim, vendi pritet të përfshihet sërish nga moti i paqëndrueshëm, me stuhi dhe rrebeshe shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë reshje me intensitet mesatar, kryesisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka njoftuar se po koordinon me autoritetet vendore për të marrë masat e nevojshme në rast emergjence.

Autoritetet po ashtu u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë për çdo rast nevoje.