Këshilli i larte gjyqësor ka dërguar një shkresë për zgjidhjen e ngërçit nç çështjen Shullazi. Gjyqtarët janë duke pritur shpjegime nga kuvendi për të bërë ndryshimet ligjore.

Ndërkohë seanca e sotme u shty sepse ishte e pranishme vetëm gjyqtarja Albana Boksi.

Ligji parashikon se në gjykatën e posaçme të Apelit nuk mund të zhvilloje gjyq një gjyqtare që nuk është gjyqtar i posacëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për tu përgjuar.

Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posacëm.

Më herët pjesë e trupës gjykuese kanë qenë Etleva Temo dhe Artur Kalja, por duke qenë se ata nuk i janë nënshtruar ligjit të posacëm ata nuk mund të nisin procesin në gjykatën e posaçme të Apelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re