Ka përfunduar takimi mes mjekëve dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut ku janë diskutuar 4 kërkesat që bluzat e bardha ia shtruan në tavolinë qeverisë.

Mjekët janë shprehur se ende nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare dhe se bisedimet vazhdojnë.

Mjeku Gentian Stroni tha: Duhet që ta shikojmë përse 40 dhe jo 41%. Ne kemi argumente të tjera, do i sjellim me grupet e punës dhe çdo gjë duhet të jetë në bazë të argumenteve. Një prej pikave është edhe Kosova, por ne pretendojmë që të kemi pjesën tonë. Kemi kosto të lartë mbijetese, prandaj kemi specifikën tonë.

Sot vendosëm vetëm se si do të vazhdojë ose çfarë do bëjmë më pas. Do bëjmë disa grupe pune që nga e hëna. Ishte ministrja. Drafti jonë do të ballafaqohet me draftin e tyre ditën e hënë. Në momentin që dy juristët të jenë gati, do të jetë e mundur. Sot kemi bërë marrëveshje bashkëpunimi dhe kemi vendosur tiketa standarde për këtë.

Ne po pretendojmë që të marrim sa më shumë por varet sa më shumë. Pra duam të argumentojmë rritjen që të mos jetë 40 por 41. Kjo është për të gjithë standardin e mjekëve, por jo vetëm, edhe për infermierët, sanitarët dhe ekspertët e shëndetit publik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re