Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është pèrplasur sërish me deputetin Kujtim Gjuzi, i cili deklaroi në fillim të seancës “se e mban në karrige”. Duke folur në seancën plenare, Ruci tha: “Di që opozitarët janë për të rrèzuar nga pushteti, jo për ti mbajtur. Ky është funksioni. E dyta që të vini në pushtet duhet të jepni shembullin se dini të bëni gjëra të mira. Se përmenda emrin se ke ardhur të më mbash në karrige. Jo o zotëri ke ardhur të më rrèzosh mua nga kjo karrige.”

Për këtë ndërhyri Gjuzi duke i përmendur votat e vjedhura dhe duke i thënë se nuk është i frikësuar sërish nga përjashtimi pasi nuk mund të dënohet më shumë se 10 ditë.

“Nuk të mbaj unë në pushtet, të mban vota, 50 i ke të PS, 24 i ke të vjedhura. 50 mandate, 24 të vjèdhura me pòlicinë e shtetit. Do të shkojë kryeministri para ligjit. Unë vazhdoj prap, nuk kam frikë, më shumë se 10 ditë nuk më dènon dot”, tha Gjuzi.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re