Tubacioni Nord Stream 1 është mbyllur për shkak të një rrjedhje gazi, sipas deklaratës së Gazprom për mbylljen.

Gazprom tha se do t’i ndalë furnizimet në Evropë sepse turbina kryesore e gazit në stacionin e kompresorit Portovaya pranë Shën Petersburg nuk mund të funksiononte në mënyrë të sigurt derisa të riparohej një rrjedhje.

Gazprom pretendon se rregullimi i rrjedhjeve të gazit në motorët kryesorë është i mundur vetëm me punëtori të specializuar – për të cilët Rusia ka thënë më parë se ishin penguar nga sanksionet perëndimore.

Importi i gazit është ndalur derisa kjo të rregullohet, shtohet në deklaratë dhe nuk dihet se kur do të hapet.

Moska ka fajësuar sanksionet e vendosura nga Perëndimi pasi Rusia pushtoi Ukrainën për pengimin e operacioneve rutinë dhe mirëmbajtjen e Nord Stream 1.

Megjithatë, Brukseli ka thënë se ky është një pretekst dhe Rusia po përdor gazin si një armë ekonomike për t’u hakmarrë.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re