Për të tretën herë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve.

 

I pranishëm në protestë ishte edhe një ish-minator, i cili kishte ardhur nga Shkoza. Ai u ankua se sot si pensionist merr vetëm 140 mijë lekë, shumë që nuk i del për të mbuluar as gjysmat e shpenzimeve.

 

“Sot kam ardhur në këmbë që nga Shkoza, marr vetëm 140 mijë lekë pension. Shohim që të gjithë kanë vila në të katër anët e Shqipërisë, unë nuk kam as një biçikletë. Kam punuar në minierë për vite me radhë, i kam dhënë miliona lekë shtetit shqiptar nga nëntoka. Ti merr 2 milionë lekë zoti kryeministër, kafen e pi me 100 mijë lekë që unë shtyj muajin. Kam kaluar Covid-19 zoti Kryeministër, kam paguar miliona, si ia bëra? Ku i gjeta? Kam hyrë në borxh. Kjo sëmundje na mori shumë të moshuar, shumë pensionistë, edhe ne që kemi ngelur, na merr na zhduk, na shfaros të mos jemi me mirë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re