Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Aleancës Qytetare kanë nisur marshimin drejt KZAZ së Beratit.

Teksa mbajnë pankarta në duar, protestuesit i janë afruar KZAZ nr. 64, e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Raportohet se protestuesit po thërrasin njëzëri se “Nuk ka zgjedhje pa PD, Rama ik”.

Protestës i është bashkuar edhe Sekretari Organizativ i PD, Eno Bozdo, i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sipas tij, është një farsë e Partisë Socialiste.

Berat (3)

 

 

Berat (2)
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re