Vijon të mbetet e lartë shifra e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë.

Burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 77 persona.

Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 78 raste pozitive, ndërsa shifra më e lartë në vendin tonë u regjistrua pak ditë më parë me 82 të infektuar.

Gjatë ditëve të fundit, përveç shifrave të larta të infektimeve, ka pasur edhe shtime të reja në Spitalin Infektiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re