Skip to content

Sërish shifra të larta me Covid-19, 1062 të infektuar në 24 orë, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2115 testime kanë rezultuar 1062 qytetarë të infektuar me COVID-19.

Asnjë humbje jete dhe 768 të shëruar në 24 orët e fundit.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë, në këto bashki: 520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë, Poliçan, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Pukë, Finiq, Përmet, nga 2 qytetarë në Selenicë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Kolonjë. Janë 9,564 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 768 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2022) Raste të reja ditore 1062Të shëruar në 24 orë 768Të shtruar në spitale 32Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 2115

Testime totale 1,884,392Raste pozitive 296,305Raste të shëruara 283,224Raste Aktive 9,564Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,644Durrës 844Fier 783Vlorë 511Shkodër 431Berat 323Elbasan 288Gjirokastër 217Lezhë 205Korçë 164Dibër 100Kukës 54