Pak pas mesdite, disa të arrestuar shqiptarë u përleshën, me disa shtetas arabë në portën e brendshme të burgut, të Avlonas.
Mediet greke shkruajnë se ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe se rojet e sigurisëndërhynë për ti ndarë. Duke qenë se rojet nuk mundën t’i ndanin dot forcërisht dy grupet, ata u detyruan të përdornin gaz lotsjellës.
Pas këtij momenti raportohet se përleshja ka ndaluar, por situata mbetet ende e tensionuar.
Fatmirësisht nga përleshja nuk pati persona të lënduar.
Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos për protothema.gr tha:
“Situata në qendrën speciale të paraburgimit të të rinjve në Avlona është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rrezikshme. Situata nuk duket se është normalizuar.”