Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri.

Ndonëse lëkundjet nuk kanë qënë të forta, ato janë ndjere në disa zona kryesisht të Shqipërisë së Mesme, në mënyrë të vecante në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Krujë.

Tërmeti I fundit është regjistruar pasditen e kësaj të martë, konkretisht në orën 16:46 me magnitudë 3.8 ballë.

Epiqendra ka qënë afër zonës bregdetare te Hamallajt në Durrës.

Lëkundjet në tërësi gjatë kësaj të marte nuk kane sjelle dëme materiale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re