Sot, ashtu sikurse ishte paralajmëruar, po zhvillohet një takim mes tre liderve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, Maqedonia e Veriut në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian”.

Në takim kanë marrë pjesë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar Rama pas kritikave të shumta për mungesën e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se ftesa ishte e hapur edhe ndaj tyre të merrnin pjesë, edhe në këtë takim, sikurse në të parin që u zhvillua në Serbi, mungojnë kryetarët e shteteve si Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re