Një tërmet ka goditur veriun e vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit si dhe Qendra
Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se tërmeti i regjistruar në
orën 05:58 minuta ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter dhe me
thellësi 15 km.
Epiqendra e tij ishte 12 km larg Bulqizës dhe 31 km larg kryeqytetit. Deri më tani nuk raportohet për dëme.