Ndërtohet nga e para shkolla “Servete Maci”,e cila në 16 shtator do të presë 600 nxënës.

 

Kjo shkollë me profil artistik, ka tashmë kushte bashkëkohore dhe cilësohet si më e bukura ne vend.

 

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

 

“Në 2011, plani i administratës së shkuar ishte ta mbyllte shkollën prej kushteve të rënduara dhe të lironte terrenin, nuk e di, për ndonjë pallat a diçka tjetër. Sa shpejt ndryshojnë gjërat, kur do të punosh për mirë! Bashkë me deputeten, me qeverinë, me të gjithë komunitetin e Njësisë 9, e kemi kthyer shkollën në një bizhu. Nëse shkolla “Kosova” mbahej si shkolla më e mirë e re, unë them se “Servete Maçi” e kalon me disa herë. Kemi parë bashki, ministri, por që ia mbërritëm ditës, që një ndërtesë publike, shkollë për fëmijët tanë, të jetë shumë herë më luksoze, shumë herë më cilësore, shumë herë në nivel më të lartë arkitekture e urbanistike, se ndërtesat publike të qeverisë dhe të Bashkisë, nuk e kishim menduar kurrë”

 

 

Shkolla “Servete Maçi” do të ketë dhoma të dedikuara, si tek Liceu Artistik, bibliotekë cilësore, një palestër moderne, si dhe një auditorium që mund të përdoret nga nxënësit për eventet e koncertet e tyre .

 

Veliaj beri apel që të respektohet kuota e regjistrimit per te mos krijuar mbingarkesë.

 

 

“Dua të ftoj të gjithë banorët, jo vetëm të zonës, por edhe gjithë Tiranës, duke qenë se nuk është vetëm një shkollë lagjeje, por e gjithë qytetit, që të bëjnë përgatitjet e fundit për regjistrimet; ama, ne do të respektojmë kuotat, nuk do kalojmë mbi 600 nxënës, për t’u siguruar që shkollat e reja nuk pësojnë mallkimin e shkollave të vjetra. Sot kemi shkolla cilësore edhe tek “Kosova”, edhe tek “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, “Servete Maçi” e të tjera, që kanë filluar të ndërtohen, si “Nënë Tereza” në Kodër-Kamzë, “Kristo Frashëri” te “Don Bosko”, dhe besoj se vetëm duke krijuar një mjedis cilësor për çunat e gocat e qytetit tonë, kemi vënë bastin më të mirë e të sigurt për të ardhmen e këtij qyteti”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re