Edhe pse një pjesë e bizneseve janë autorizuar nga qeveria për të vijuar punën, ato sërish janë duke u përballur me vështirësi të mëdha financiare.

Hasan Nuri, pronar i një servisi makinash në Elbasan, tregon se situata e krijuar nga virusi COVID-19 si dhe vendosja e fashave orare të lëvizjes i ka reduktuar punën. 

Për Hasanin nëse kjo situatë do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, atëherë ai do të jetë i detyruar ta mbyllë biznesin duke lënë të pa punë dhe 7 punonjësit e tij.

Ai i bën apel qeverisë, që dhe bizneset që po punojnë këto ditë izolimi të përfshihen në paketën ekonomike pasi janë në krizë.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko