Një aksion blic I policisë nga sektori I antidrogës, ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të 6 personave dhe kapjen e një sasie droge të fortë e dyshuar si heroinë.

Burime paraprake, bëjnë të ditur se operacioni I rrufeshëm I policisë është kryer në një dyqan tregëtimi e servisi të celularëve pranë stacionit të furgonave të qytetit.

Nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, janë arrestuar në flagrancë 6 persona, tre prej të cilëve pjestarë të një familjeje dhe tre të tjerë të dyshuar si shpërndarës të drogës.

 

Nga të dhënat e para, mësohet se policia ka sekuestruar edhe një sasi prej të paktën 500 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

 

Mendohet se dyqani I celularëve funksiononte prej kohësh si bazë e shpërndarjes së drogës.

 

Policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë kryerjen e këtij operacioni, duke ja besuar goditjen vetëm një grupi të vogël efektivash nga sektori I luftës kundër narkotikëve.

 

Një fakt tronditës për qytetin e Korçës është se në krahasim me popullsinë ka një numur të lartë përdoruesish të drogave të forta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re