Një shofer kamioni ka humbur jetën pasi automjeti i rëndë u rrëzua nga një urë autostrade në Teksas dhe shpërtheu në flakë.

Kamioni u përplas me një automjet tjetër sipas Departamentit të Policisë Allen.

Përplasja e rëndë e hodhi kamionin nga ana e djathtë e mbikalimit, duke rënë në rrugën poshtë. Shoferi u gjet i vdekur.

Pamjet tregojnë momentin kur makina me 18 rrota rrëshqet nga mbikalimi, rrotullohet 180 gradë dhe shpërthen në flakë.

Shoferi i pafat, pra ai në timonin e kamionit, thuhet se ishte 71 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re