Skip to content

Seul: Zebra, tre orë në rrugë

Një zebër e re u end rrugëve të ngarkuara të Seulit për tre orë pasi u arratis nga një kopsht zoologjik.

Sero, siç quhej zebra, ka lindur në kopshtin zoologjik në vitin 2021, sipas Guardian. Është ekzaminuar nga veterinerët dhe është në gjendje të qëndrueshme, tha Choi Gera nga kopshti zoologjik, ku kafsha u kthye pasi u kap.

Kopshti zoologjik po heton për të zbuluar sesi zebra arriti të shpëtonte. Choi Ge-ra nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportet se kafsha shkatërroi një pjesë të gardhit prej druri përpara se të ikte.

Natyrisht, mediat sociale u vërshuan me video që tregonin zebrën duke vrapuar mes makinave të ndaluara në semafor, ndërsa këmbësorët e habitur shikonin kafshën.