Me evolimin e teknologjisë jeta është ndërthurur në mënyrë të tillë që paisjet elektroinike të zenë një vend të rëndësishëm në mënyrën tonë të jetësës.
Trupat tonë pranojnë sasi të mëdha të valëve elektromagnetike për çdo ditë. Këto valë ne i fitojmë nëpërmjet rrezatimit të aparateve të ndryshme elektrike të cilat i shfrytëzojmë për çdo ditë: TV, sendet me dirigjim nga larg, telefonat mobil, kompjuterët etj. Poashtu edhe nëpërmjet ndriçuesve elektrikë të cilat në disa raste nuk ç’kyçen as një orë të plotë!
Ne jemi medium i cili pranon sasi të mëdha të rrezatimit. Me fjalë tjera, ne stërmbushemi me valë elektromagnetike duke mos e hetuar këtë! Kemi kokëdhimbje! Ndjehemi keq! Përtacia në punë dhe dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit! Mos harroni këtë kur të ndjeni ndonjërin nga këto simptome!
Zgjidhja që sygjerohet:
Një shkencëtar jomusliman (nga Evropa) ka bërë studim prej të cilit ka konstatuar se mënyra më e mirë që trupi ynë të eliminojë këtë mbushje elektromagnetike të cilat e mundojnë trupin tonë është : lëshimi sa më i shpeshtë i ballit në tokë, ashtu që toka i absorbon mbushjet e dëmshme elektromagnetike.
Kjo i ngjason tokëzimit të ndërtesave, ku secili sinjal elektrik (sikur vetëtima) absorbohet nëpërmjet tokës. Prandaj le të lëshojmë ballin tonë në tokë për t’i eliminuar këto sinjale të dëmshme elektromagnetike. Ajo që këtë hulumtim e bën edhe më shumë të çuditshëm është se metoda më e mirë është lëshimi i kokës sonë mbi dhe. Dhe aq më tepër çuditëse është se mënyra më e mirë e lëshimit të kokës mbi tokë është kur jemi të kthyer kah mesi gjeografik i Tokës! Në këtë mënyrë zbrazja e sinjaleve elektromagnetike do të jetë më efikase.
Ajo që na admiron është se qendra gjeografike e Tokës është Mekka, dhe se Qabja është saktësish qendra e Tokës. Domethënë sexhdeja (lëshimi i kokës mbi tokë) në namazet tona është mënyra më e mirë që t’i largojmë sinjalet e dëmshme elektromagnetike nga trupat tanë.
Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë të jemi sa më afër All-llahut të Madhërishëm, I Cili e krijoi këtë univers në formën më të bukur. All-llahu i Plotfuqishëm do të kërkon gjithmonë nga ne të punojmë gjëra të cilat na ndihmojnë dhe që janë të dobishme për ne./KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re