Periudha aktuale mund te cilësohet edhe si sezoni i virozave.

Nga Vlora Skënder Brataj, drejtor i qendrës kombëtare të urgjencës kombëtare ka konfirmuar se prej nëntorit e deri në muajin shkurt jemi në periudhën e gripit, ndërsa aktualisht janë tre, katër viruse që veprojnë.

Brataj ka theksuar se është arritur kulmi i situatës gripale ndërsa tani kemi një ulje të lehtë.

Por gjithsesi është ende aktiv dhe duhet kujdes maksimal.
Edhe pse disa vende te ndryshme janë ndoshta në një periudhë epidemie, Brataj ka theksuar se nuk duhet të ketë shqetësim pasi është një gjë normale që vjen çdo vit.

Brataj ka theksuar, ndërkohë se vaksinimi është mjaft i rëndësishëm, por mbi të gjitha thelbësor për ato fasha moshash që janë me të riskuara nga gripi.

Ne vend muaji janar regjistroi një numër të larte vizitash mjekësore ndërsa aktualisht duhet vijuar dhe treguar ende kujdes pasi vijojmë të mbetemi në periudhën e virozëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko