Në Kukës ka nisur sezoni i vjeljes së kulturës së patates.

Fermerët janë në pikun e proçesit të punës, punë e cila bëhet në pjesën më të madhe me forcën e krahut. Zona më e njohur në vend për këtë kulturë është ajo e Shishtavecit.

“Nuk kemi mjete që t’i shkulim patatet, i shkulim si në kohën e dikurshme. Nuk ka rini për të punuar, kemi ngelur një moshë jo shumë aktive për të punuar, nuk ka forcë punëtore, kanë ikur të gjithë rinia kush do punojë, pleqtë? Me këtë të ardhura duhet të kalojmë gjithë vitin të hamë bukë. Sistem vaditje? Nuk kemi vetëm jemi në mëshirë të zotit”, thotë një fermer.

Kjo kulturë vitet e fundit po ndeshet me shumë sfida si, mungesa e kanaleve vaditës, makinerive bujqësore e deri tek largimi i të rinjve nga fshati.

“Kosotoja është shumë e lartë, plus nëse blihet fara, nëse nuk e blen farën degradohet. Liqeni rezervuar është gjigant është një shifër shumë e vogël investim për të bërë një kanal shteti për të na ndihmuar për vaditje”, propozon fermeri.

Ndërkohë një problematik që i frikësohen fermerët është edhe ajo e mungesës së tregut. Shpesh prodhimet e tyre ngelin stok, duke u kalbur.

“Ka raste që prodhimi shkon dëm pasi nuk shitet. Janë kalbur zakonisht prodhimi, shumë vite na kanë ngel stok. 50 lek i kemi shitur, shteti nëse është i fortë të na subvencionojë”, u shpreh një fermer tjetër.

Shumë banorë të këtyre fshatrave e kanë të lidhur jetesën me këtë kulturë. Patatja e Shishtavecit për nga cilësia zë vendin e parë në rajon, kjo lidhet nga shumë faktorë si:kultivimi në lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, mos përdorimi i plehrave kimik apo helmet e pesticidet. Një faktor tjetër është edhe kushtet klimaterike. Arsye këto që e vendosin pataten e Shishtavecit në majën e piramidës për nga cilësia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko