Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Zv.ministrja e Turizmit Vilma Bello ka folur për sezonin turistik në vendin tonë dhe masat që janë marrë nga qeveria.

 

Në një intervistë për Vizion Plus ajo bën me dije se masat për mirëmenaxhim kanë nisur që prej muajit  tetor të vitit të kaluar e tashmë vendi është gati për të mirëpritur turistë.

 

“Sektori i turizmit është shumë dinamik. Ministria e turizmit dhe qeveria reflektojnë mbi bazën e problematikave dhe maten me reagimin e shpejtë që bijnë në territori. Masat janë me mirëmenaxhimin nga maji deri në tetor. Piku i sezonit janë muajt e beharit. Ne e kemi filluar punën për mirëmenaxhim që në tetor të vitit të kaluar. Turizmi nuk njeh politikë.

 

Ky është viti i dytë që qeveria ndërhyn. Ka patur një reflektim të ndjeshmë në ato bashki ku numri i vizitorëve ka qenë shumë i madh. Edhe në buxhetet e bashkive ka pasur një fond të shtuar”, tha Bello.

 

 

Zv.ministrja tha se në VKM sipërfaqja për plazh publik është 30%, ndërsa shtoi se gjatë verës do të dalin për inspektim dhe për të parë nga afër se sa zbatohet kjo gjë.

 

“Nëse në VKM e kemi rritur sipërfaqen në 30%, detyra jonë është monitorimi se sa reflektohen dhe ku janë caktuar nga bashkitë këto plazhe publike”, tha Bello.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re