Skip to content

Sezoni turistik në Durrës/ Bizneset të kënaqur: Numër i lartë turistësh dhe rezervimesh

Sezoni turistik në Durrës konsiderohet I suksesshëm nga menaxherë të hoteleve.  Ata  I referohen  prenotimeve  për muajin korrik.

Pritshmëritë e tyre janë për një verë më të mirë se  ajo e vitit të shkuar.

Risi e këtji sezoni ishin turistët anglez.

Shumë prej tyre zgjodhën të zbulojnë  Shqipërinë pas sugjerimit të miqve që kishin qenë më parë.

Menaxherët  e hoteleve  presin që   sezoni turistik këtë vit të zgjasë deri fundin e muajit tetor.