Në Durrës plazhet ku turistet mund të pushojnë falas do të jenë më të shumta këtë verë.

Kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako tha se 30% e plazheve do të jenë publike.

Kujdes të shtuar bashkia këtë sezon do të tregojë për higjenën e plazheve.

Ndaj ndotësve do te merren masa të ashpra.

Bizneset që kanë licenca për të operuar në plazhet private do të duhen të pajisen me vrojtues.

Sako tha se Durrësi vitin e shkuar priti 1 milionë turistë  edhe ky sezon sipas saj do te jete mbare pasi 80% e hoteleve ne vijen e pare nuk kane dhoma bosh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re