Teksa sezoni veror ka nisur dhe numri i zjarreve në kryeqytet pritet të rritet, shërbimi zjarrfikës Tiranë po vijon me përgatitjet në mënyrë që të përballojnë sa më lehtë situatën.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj u shpreh për Fax News se ata zotërojnë të gjitha mjetet e nevojshme si dhe veshje për t’u përballur me flakët. Ai po ashtu theksoi se pagat e zjarrfikësve duhet të rriten.

Ekipi i Fax News ndoqi nga afër edhe takimin që zhvilloi kreu i zjarrfikësve ,z.Goxhaj me drejtuesit e njësive administrative në Dajt, në kuadër të marrjes së masave për përballimin e situatës me zjarret e stinës së verës, takim këto që do të vijojnë dhe me zonat e tjera në mënyrë që të gjitha strukturat të jenë sa më të përgatitura dhe situata mos t’i lihet në dorë rastësisë.

Por i pyetur mbi pagat që marrin punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe nëse këta të fundit ishin të kënaqur, Goxhaj u shpreh se çdo vit paga e një zjarrfikësi rritej me 1% ndërsa u shpreh se punonjësit nuk ishin të kënaqur.

“Sa i përket pagave, shërbimi zjarrfikës paguhet në bazë të VKM-së 203 të 2019-tës. Pra vendimet nuk i marrim ne, ndërkohë ne bëjmë vetëm kërkesa të cilat janë gjithmonë për rritje page. Gjithashtu së fundmi në VKM është shtuar një tjetër kriter që çdo vit pune në shërbimin zjarrfikës, çon në rritjen e pagës prej 1% pas çdo viti. Punonjësit nuk janë të kënaqur me pagat që marrin, për këtë ne kemi informuar edhe institucionet e tjera”-tha Goxhaj.

Ndonëse temperaturat janë të larta, punonjësit e shërbimit zjarrfikës Tiranë nuk ngurrojnë të kryejnë stërvitjet, për të qenë sa më të përgatitur kur i thërret detyra dhe ndodhi që detyra i thirri teksa ne ishim pranë tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re