Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka kërkuër çdo pushuesi që këtë verë në rast se kanë dyshime se janë infektuar me COVID-19 të drejtohen pranë qendrës më të afërt shëndetësore.
Ajo thotë se tashmë në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike apo bregdetare, ofrohet shërbim 24 orë dhe test i shpejtë falas.
Për Manastirliun, bashkë këtë verë duhet kufizuar përhapja e COVID-19 dhe të shkohet në një sezon turistik të sigurt.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë #falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga #Covid19.
Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. #Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të #sigurt
#ShëndetësiaNëGatishmëri
