Ekspertët e energjisë ngrenë pikëpyetje sesa efektive në kursim mund të rezultojë masa e qeverisë për të vendosur një administrator në çdo institucion publik. Ata thonë se kjo detyrë nuk mund t’i ngarkohet kujtdo se dhe zbatimi i kësaj mase duhet lënë në dorë të Agjencisë për Eficencën e Energjisë.

 

AZMER DULEVIÇ

 

EKSPERT PER ENERGJINE

 

“Nuk duhet të jetë dikush që nuk ka njohuri teknike. Si do ta realizojë eficencën e energjisë një person që nuk ka njohuri teknike. Për këtë arsye në vendin tonë ne kemi Agjencinë e Eficencës së Energjisë dhe janë licencuar audituesit ose menaxherët e energjisë dhe këtyre personave u duhet dhënë e drejta për menaxhimin e situatës dhe arritjen e eficencës së energjisë.”

 

Pikëpyetje ka edhe për planin e kursimit që çdo administrator duhet të ndjekë: a do të jetë ai i njëjtë për të gjitha institucionet publike apo i ndryshëm?

 

AZMER DULEVIÇ

 

EKSPERT PER ENERGJINE

 

“Administratori duhet të përshtatet me vendin apo institucionin ku punon për të zbatuar planin. Nëse ai punon në një ujësjellës, masat që mund të marrë janë të kufizuara sepse ndryshimi në përdorimin e energjisë elektrike do të sillte edhe amortizimin e pajisjeve. Por nëse është një admintrator në një zyrë me shumë punonjës, mund të bëhet rregullimi i përdorimit të energjisë, duke rregulluar temperaturën e ambientit. Zyrtarët e qeverisë dalin në dekl;arata për kyursimin e energjisë, por duhet ta nisin nga vetja spse është paradoks ë në anën tjetër, dritat rrinë ndezur ditën. Kjo zgjidhet fare lehtë sepse me teknologjinë, ka pajisje të komandimit të ndriçimit në distancë apo me sensorë.”

 

Ekspertët shtojnë se qeveria duhet të mendojë mënyra të tjera veç kursimit, për të kapërcyer situatën. Sipas tyre, duhet nisur që te mbledhja e detyrimeve të papaguara nga ujësjellësit dhe bashkitë.

 

AZMER DULEVIÇ

 

EKSPERT PER ENERGJINE

 

“Aktualisht janë 6 bashki që janë debitorë dhe shifra shkon në 185 mln euro fatura të energjisë elektrike të papaguara. Këtu përfshihen ujësjellës, por edhe kopshte apo çerdhe publike. Ajo që duhet bërë, është që njësoj si qytetarët që nuk paguajnë energjinë elektrike, t’iu ndërpritet energjia.”

 

EDUARD ELEZI

 

EKSPERT PER ENERGJINE

 

“Thelbi i kursimit nuk është tek administratori, qeverisë shqiptare i takon të marrë masa të tjera më madhore për kapërcimin e kësaj situate. Qeveria shqiptare mund të ndërhyjë me instrumenta financiarë që të ketë zhvillim më ndryshe të kompanive të energjisë elektrike. Duhet një mirëmenaxhim dhe kujdes me importet dhe prodhimin vendas. Kjo masë nuk është masë që zgjidh situatën. Pjesa e konsumit të energjisë nga institucuionet shtetërore nuk është shumë e madhe, më e madhja është nga biznesi dhe konsumatori familjar. Të lihen diskutimet me administrator, por të fokusohen sesi mund të përballohet kriza energjetike me seriozitet. Qeveria shqiptare duhet të mendojë si të shëndoshë kompanitë nga ana finaniare dhe si  të shlyhen detyrimet e prapambetura të institucuoneve.”

 

Përmes “kujdestarëve” në institucionet publike, qeveria synon të kursejë 15% të energjisë elektrike krahasuar me një vit më parë. Nëse administratorët nuk do ta arrijnë objektivin, do të aplikohen gjoba.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re