Politika turke ka arritur të bëjë për vetë liderin e burgosur kurd Abdullah Oçalan, duke i propozuar atij një pakt paqeje, synimi kryesor u Ankarasë në Siri për rënies së Assadit, pët të shuar vatrën e terrorizmit kurd, shpresa e fundit e Izraelit dhe SHBA-së për të goditur Turqinë.

Një delegacion i partisë pro-kurde Demokracia dhe Barazia e Popujve (DEM) vizitoi liderin e burgosur të PKK-së, duke marrë prej këtij të fundit gadishmërinë për të kontribuuar në një proces paqeje mes Turqisë dhe kurdëve.

Sipas deklaratës së DEM-it, pas takimit të dy deputetëve të saj me Oçalanin, ky i fundit raportohet se ka deklaruar se ka aftësinë dhe vendosmërinë për të kontribuar pozitivisht në nismën e kryetarit të Partisë së Veprimit Nacionalist të Turqisë, Devlet Bahçeli dhe presidentit Erdogan, për zgjidhjen e çështjes kurde

Sipas Oçalanit, është epoka e paqes, demokracisë dhe vëllazërisë për Turqinë dhe rajonin dhe thuhet se ai favorizon një zgjidhje që vjen nga brenda Turqisë me iniciativën e të gjitha qarqeve politike në Turqi dhe Asamblesë Kombëtare Turke.

Ai thekson gjithashtu se ngjarjet në Gaza dhe Siri kanë treguar se zgjidhja e këtij problemi, “i cili është gangrenoz për shkak të ndërhyrjeve të jashtme”, nuk mund të shtyhet më.

Ai argumenton gjithashtu se këto përpjekje do të jenë një udhërrëfyes shumë i vlefshëm për një transformim demokratik të Turqisë. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko