Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës.

Kreu i shtetit thekson në rrjetet sociale se kjo ishte ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Meta shprehet se sfida më e madhe që ka sot Shqipëria, është që të dëshmohet patriotizmi i vërtetë dhe respektimi i të parëve tanë.

POSTIMI:

Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.

T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre.

Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër. .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re