Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, i ka uruar kombëtares shqiptare fitore, në sfidën e mbrëmjes së sotme me Çekinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“Le t’i urojmë ne ekipit kombëtar, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.
Shqipëria do të përballet me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, pikërisht sot në orën 20:45.
Së fundmi trajneri Silvinjo ka shuar dilemat për titullarët pasi janë publikuar dhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.Trajner: Silvinjo
ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.
Trajner: Ivan Hashek
PANORAMASPORT.AL