Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont do jetë kandidat i grupimit politik “Së bashku për Katalonjën” në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Ky grup separatist, të cilit i përket Partia Demokratike Europiane e Katalonjës – PDeCAT, njoftoi se Puigdemont do të jetë kandidati kryesor për zgjedhjet e PE më 26 maj.

PDeCat aktualisht ka një deputet në PE, sipas Associated Press.

“Është koha për të bërë një hap të ri përpara dhe për ta ndërkombëtarizuar të drejtën e Katalonjës për vetëvendosje; një e drejtë nga zemra e Evropës në të gjithë botën”, shkroi Puigdemont në Tëittter.

Tani për tani është e paqartë nëse Spanja mund ta bllokojë kandidaturën e tij për në PE.

Grupi “Së bashku për Katalonjën” ka deklaruar se Puigdemont ka të drejtë për një mandat deputeti në PE, pasi ai është një njeri i lirë kudo përveç në Spanjë.

Puigdemont, 56 vjeç, bëri një përpjekje për të ndarë Katalonjën nga Spanja në vitin 2017 dhe pas një referendumi të konsideruar si “të paligjshëm” nga Madridi mbi pavarësinë e Katalonjës, ai u arratis në Belgjikë për t’ju shmangur arrestimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re