Prej rreth  një jave edhe në Berat, sin ë gjithë bashkitë e Shqipërisë u bë ndryshimi i krerëve të bashkisë pas votimeve të 30 qershorit. Në krye të Bashkisë Berat erdhi Ervin Demo dhe një nga rolet që atij i kalojnë automatikisht, si kryebashkiak është edhe presidenti i FK Tomorit. Skuadra beratase është në 100% të aksioneve pronë e bashkisë ndaj edhe kryetari i saj është njëkohësisht edhe presidenti i klubit.

Lëvizja e parë ishte ajo e Ismet Ajazit në rolin e administratorit por ndërkohë priten të tjera lëvizje për të plotësuar strukturën e klubit, stafit teknik dhe futbollistëve për të përballuar sezonin e ri. Në këtë sezon por edhe mandate Ervin Demo do të përballet me disa sfida por kemi renditur katër parësoret, të cilat duhet të jenë të parat që duhen parë me përparësi.

Ringritja e klubit në Kategorinë e Parë: Për Demon në krye të bashkisë i duhet ta nis me një sfidë të njejtë me paraardhësin e tij Petrit Sinaj, i cili e gjeti skuadrën në Kategorinë e Dytë. Kjo është një ndër pikat më të ulta të historisë së Tomorit por fatkeqësisht pas vitit 2000 është përsëritur disa herë ndaj Tomori këtë sezon hyn me objektivin për rikthimin në Kategorinë e Parë. Ndaj lind detyra për të ndërtuar një skuadër cilësore për të mos e vënë në diskutim këtë objektiv dhe në sezonet në vazhdim të synohet ëndrra Superiore për Tomorin.

Moshat: Në një ekip me buxhet bashkiak sigurisht që skuadrat e moshave janë të rëndësishme  për të ndërtuar një skuadër të mirë. Vitet e fundit Beratit nuk i kanë munguar elementët e talentuar nisur nga brezi i Uzunit, Sharavollit e Bitrit dhe deri tek më të rinjtë Hyseni, Oshafi apo Kumani. Por pavarsisht kësaj kjo nuk i ka vlejtur shumë Tomorit, si në aspektin e rezultateve edhe atë financiar. Në Berat duhet menduar një ristrukturim i plotë i skuadrave të moshave nga U9 deri në U19. Sezonin e ardhshëm Tomori me skuadrat e U17 dhe U19 do të jetë në Kategorinë e Parë ndërkohë që risia pritet të jetë skuadra U15 sipas ristrukturimit që FSHF i ka bërë kampionateve të moshave.

Infrastruktura: Ky është një ndër problemet më të mëdha të Beratit në aspektin sportive. Ndërkohë që shumë stadiume në Shqipëri kanë përfituar fonde nga Qeveria apo FSHF por asnjëherë Berati dhe stadiumi “Tomori” se ka patur asnjëherë këtë fat. Të vetmet ndërhyrje janë ato që ka bërë Bashkia vitet e fundit. Së fundmi shtrimi i fushës me tapet artificial jep më shumë mundësinë që ky stadium të përdoret për stërvitje dhe ndeshje nga ekipi i parë por jo vetëm. Shumë problematike është stuata përtej këtij stadiumi pasi ai i vjetri është prej vitesh në kushte të pamundura për tu përdorur. Kështu shumë skuadra moshash kanë gjetur zgjidhje me fusha alternative dhe kalçetot e qytetit.

Privatizimi i klubit: Vitet  e fundit klubi beratas ka qënë nën menaxhimin e plotë të bashkisë në 100% të buxhetit. Administrata e kaluar e bashkisë pasi bëri larjen e borxheve përgatiti edhe hapat për nxjerrjen e shumicës së aksioneve në shitje. Madje pati edhe kompani të interesuar për blerjen e këtyre aksioneve por e gjitha ngeci pas mosmiratimit nga Këshilli Bashkiak për shkak të abstenimit të këshilltarëve socialist. Tashmë pritet që kryebashkiaku i ri të vazhdoj këtë procedurë për të realizuar shitjen e aksioneve të FK Tomorit. Për të pasur një skuadër të mirë edhe kompetitive nuk mjafton as buxheti dhe as menaxhimi i Bashkisë dhe nevojitet një investim nga jashtë. Ky është një shembull i konfirmuar në futbollin shqiptar madje edhe hera e fundit që Tomori u kthye në Superiore ishte për shkak të afrimit në klub të investitorit Dyrmishi./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re