Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh të fortë nga Berati ku ka vizituar kishën e Shën Spiridhonit me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Meta uron që kjo ditë e shenjtë të bekojë përpjekjet për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit, pasi siç thotë ai rrugë tjetër nuk mund të ketë.

Postimi i plotë:

Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19.

Kjo Ditë e Shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit dhe që patjetër do t’i tejkalojmë me kurajë dhe do t’i fitojmë me sukses.

Rrugë tjetër nuk mund të ketë!

Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, January 6, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re