Në 14 maj Partia Demokratike do të zhvillojë betejën më të rëndësishme politike përballë Partisë Socialiste, pas një dekade përgjatë së cilës ka shënuar vetëm humbje. Por si asnjëherë më parë përveç përballjes me mazhorancën dhe kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit; demokratët duhet të gjejnë një zgjidhje për krizën, që prej një viti e gjysmë e ka ndarë në dy pjesë forcën politike më të madhe të opozitës.

PREC ZOGAJ

ANALIST

“PD është larg fitores. Më larg se sa ka qenë 3 muaj para zgjehdjeve te vitit 2021, apo të vitit 2017, e me radhë e me radhë. Është më larg se kurrë.”

 

Deri tani kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur kandidatët e opozitës për zgjedhjet lokale dhe nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj po prezanton kandidatët e tij për bashkitë e vendit duke bërë që në 14 maj Partia Demokratike të garojë me dy kandidatë. Sipas Prec Zogajt javët e mbetura duhet të shfrytëzohen nga të dy grupimet për të arritur në një marrëveshje që opozita të garojë me një kandidat të vetëm.

PREC ZOGAJ

“ka akoma kohë që duhet të shërbejë si një apel pë rata që marrin vendime në këto grupime që janë krijuar për të gjetur një zgjidhje për demokratët, jo për veten e tyre. Apo edhe për vendin se vendi ka nevojë për ndryshim.”

 

Edhe për analistin Ben Andoni, e vetmja rrugë e opozitës drejt fitores është bashkimi i Partisë Demokratike dhe dalja me një kandidat përballë mazhorancës socialiste.

 

BEN ANDONI

ANALIST

“besoj pak tek arsyeja e njerëzve të PD, që në momentet të ketë tërheqje. E para që nuk mund të bëjë një parti me dy sigla, të bëjë dy oferta, është e njëjta ofertë. Dhe unë besoj tek hnjerëzit më logjikë të ftohtë tëk PD”  

 

Prej muajit shtator figura të ndryshme brenda Partisë Demokratike kanë negociuar një formule bashkimi, por përpjekjet deri tani kane dështuar. Ndërsa dy grupimet brenda PD kanë shpallur kandidatët për bashkitë e vendit, beteja vazhdon edhe në gjykate për siglën dhe vulën e Partisë Demokratike.

 

Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse kuvendi  i 11 dhjetorit dhe Sali Berisha përfaqësojnë apo jo drejtimin e Partisë Demokratike; ndërkohë që gjykata e shkallës së parë duhet të vendose për heqjen e emrit të Lulzim Bashës si kryetar i PD një vit pasi ka dhënë publikisht dorëheqjen.

 

Nëse deri në 6 mars kur regjistrohen partitë politike në zgjedhje nuk ka një vendim nga gjyqësori, atëherë Lulzim Basha është i vetmi që mund të regjistrojë kandidatët në emër të Partisë Demokratike ne zgjedhje dhe të emërojë komisionerët dhe numëruesit e forcës më të madhe të opozitës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re