Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me gazetarët nga Shkupi, ku zhvillohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ka deklaruar se do të mbahet në Tiranë Samiti në lidhje me sfidat e sigurisë në Ukrainë, për shkak të luftës me Rusinë.

Kreu i qeverisë bëri më dije se prezent do jetë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjithashtu, Rama theksoi se bashkë më Zelenskyn do të ketë takime me liderët e rajonit dhe përfaqësuesit që do ndjekin këtë proces.

Rama: Çështjet e sigurisë nuk kanë qenë pjesë e diskutimit të sotëm, janë prekur në mënyrë parimore në takime bilaterale. E rëndësishme është që po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm Presidentin Zelenski. Bashkë më të do të përpiqemi në atë hark kohor të kemi takimi me liderët e rajonit dhe përfaqësuesit e sotëm që do ndjekin këtë proces, dhe për të bërë një bilanc të këtij muaji, për të vijuar për të punuar me proceset që janë sot në Evropë.

Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të folur me presidentin e Ukrainës lidhur me sfidat e sigurisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re