Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman dhe Presidenten e Komisionit Evropian foli shumë shkurt, për ti lënë vendin miqve. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se sfidat janë të mëdha.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ditë u mbyll me diskutime të frytshme, ndërsa shtoi se Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen janë një “fuqi e qetë mbresëlënëse”, që kanë shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimorë për të ardhur më pranë njëri-tjetrit.

“Nuk do gjeja fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin për ta sjellë Procesin e Berlinit jashtë BE, nuk do gjeja fjalët për Presidenten e KE

Ky është një moment i vështirë në kohë për çdo kënd dhe sfidat me të cilat ne përballemi janë të jashtëzakonshme, për shkak të krizave që kanë goditur të gjithë ne, qofshin Europë me B apo pa B bashkëlidhur.

Këto kohë kanë farkëtuar miqësinë tonë, bashkëpunimin tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim të fortë kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Këta dy gjermanë krah meje kanë orare, kanë afate kohe, avionë për të marrë etj. Nuk dua që të marr nga koha e tyre sepse nuk ndodh cdo ditë që të presim kancelarin e Gjermanisë dhe Presidentin e Komisionit.

Jeni  një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulni për ti shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimor për të ardhur më afër njëri tjetrit”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re